Në një kohë kur flitet në vazhdimësi për krizë energjitike, diçka e tilla po injorohet në Qarkun e Lezhës.Shembull i kësaj situate është në kryqëzimin e Milotit, ku ndriçuesit e rrugës qëndrojnë ndezur përgjatë 24 oreve.

Kjo situatë vijon prej javësh dhe ndonëse është një rrugë kombëtare, ku sigurisht kalojnë dhe ata që e kanë detyrim ligjor menaxhimin e krizes energjike, dritat ndezur dhe gjatë ditës duke se nuk ju ka vrarë aspak syrin.Më shumë gjasa sistemi i ndriçimit të rrugës ka pësuar defekt, por askush nuk ka ndërhyre për ti dhënë zgjidhje problematikës që ndriçuesit të mos qëndrojnë ndezur përgjatë 24 oreve dhe atehërë kur nuk është e nevojshme.

Segmenti rrugor në fjalë është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe duhet të jetë ky institucion që duhet të japë zgjidhje problematikës së ndriçimit, por deri tani ka heshtur dhe siç duket askujt nuk ja kanë vrarë syrin ndriçuesit e ndezur edhe gjatë ditës.Teksa qeveria ju ka bërë thirrje në vazhdimësi abonenteve familjar që të kursejnë energjinë elektrike, ndriçuesit e ndezur përgjatë 24 oreve në Milot janë shembulli më negativ i inonjorimit të problemeve të vendit nga institucionet përgjegjëse.

 

Artikulli paraprakMYFTINIA PUKË SIMPOZIUM PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetërTURIZËM PA INFRASTRUKTURË NË SHËNGJIN