Kjo ishte deklarata e 4 muajve më parë nga kryetarja e bashkisë Shkodër për ndërhyrjen në urën e vjetër të Bunës.
E shtyrë nga reagimi qytetar dhe mediatik, deklaroi se në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do të rikonstruktohet kjo vepër e qytetit. Sipas parashikimeve, Ministria e Mbrojtjes që e ka në zotërim këtë objekt do të ndërhynte në strukturën e urës, ndërsa bashkia do të kujdesej për ndriçimin dhe riparimin e dëmtimeve. Ndërkaq, qytetarët thonë se kalimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë si pasojë e amortizimit dhe mungesës së ndriçimit.
Mbajtja hapur e kësaj ure rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve të Shkodrës. Ndërhyrjet e vetme për riparimin e saj kanë qenë iniciativat e shoqërisë civile.