Një 21 vjeçar shqiptari me histori të përsëritura të krimit ndaj pronës është arrestuar nga policia italiane. Ndaj tij, policia e Gjenovës ka zbatuar urdhrin e paraburgimit të vendosur nga gjykatësi lokali për vjedhje të rëndë.
I riu është përgjegjës për grabitjen e disa bizneseve në zonë, por edhe kundër institucioneve arsimore. Vetëm tri ditë para arrestimit të tij, shkruan “La Republica”, policia mori informacione se ai ishte autor i një vjedhje të ndodhur natën mes 22 dhe 23 shkurtit në një sallon flokësh në Nervi.
Me këtë rast, hajduti, u paraqit në dyqan gjatë natës duke marrë 200 euro, një smartphone dhe një laptop me vlerë të lartë. Megjithatë, ai kishte harruar një detaj të rëndësishëm; gjurmët e gishtërinjve në sipërfaqen e derës së hyrjes, çka çuan në zbulimin e tij.
Vetëm 12 orë pas lëshimit të urdhrit të ndalimit, ai vodhi një lapton në një dyqan në Santa Margherita Ligure. Raportuar menjëherë për ngjarjen, ai u prangos nga policia