Një furgon pasagjerësh ka rënë në kanalin e Fildanes pranë Urës së Cenit në Lezhë, por fatmiresisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14 e 30 minuta të së hënës, teksa mjeti i transportit publik ka qenë i parkuar në stacionin që ndodhet pranë kësaj zonë dhe siç duket drejtuesi i tij nuk e ka vërë në frena kur e ka parkuar.
Në momentin e ngjarjes, brenda furgoni nuk ka pasur asnjë person brenda.Per nxjerrjen e furgonit nga kanali me uje, u desh ndërhyrja e një mjeti te tonazhit rë rëndë, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes ndëshkoi me masë administrative drejtuesin e furgonit për mos zbatim të rregullave të sigurisë rrugore.