Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një pallati tetë katësh pranë prokurorisë së Elbasanit.
E zonja e shtëpisë kishte harruar tenxheren mbi sobë, ndërsa e kishte zënë gjumi.
Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi pas lajmërimit duke shuar zjarrin, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.