Një apartament u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, në lagjen 5 maji në Elbasan në vendin që njihet si “Rruga e Sarës”.

Sipas policisë zjarri, në apartamentin ku jetonin studentë me qira, u shkaktua nga një tenxhere e harruar në një rezistencë. Nga incidenti u fikën edhe dritat për rreth 20 minuta në të gjithë qytetin, ndërsa për shkak të alarmit, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe rreth 50 forca policie FNSH dhe SHQIPONJA, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nga zjarri nuk pati dëme në njerëz por vetëm në disa orendi të vogla.

Artikulli paraprakKAPET ANIJA ME 70 MILIONË EURO KANABIS
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA E PËRFUNDON NË PYLL,PLAGOSET PASAGJERJA