Sa herë ju ka ndodhur që keni folur për diçka dhe pas një kohe e keni harruar atë? Apo, keni hyrë në një dhomë dhe të mos kujtohet se çfarë do bëje apo se çfarë do merrje?

Dhe nëse shembujt e mësipërm janë të zakonshëm dhe u ndodhin të gjithëve, ka të tjerë akoma dhe më seriozë që tregojnë se kujtesa jonë po dobësohet. Në fakt, truri i njeriut tkurret me një mesatare prej 5% në dekadë pas moshës 40 vjeçare. Diçka që mund të ndikojë shumë në kujtesën dhe përqendrimin tonë. Dhe nëse mendoni se kjo nuk vlen për ju, sepse nuk i përkisni kësaj grupmoshe, mësohet se sipas të dhënave të OBSH-së , në vitin 2020 pothuajse 55 milionë njerëz në mbarë botën u diagnostikuan me Alzheimer ose një lloj tjetër demence dhe se numri pritet të rritet shumë në të ardhmen. Humbja e kujtesës, megjithatë, nuk duhet të jetë diçka që patjetër duhet të ndodhë në pleqëri pasi ka disa zakone në jetën e përditshme mund ta parandalojnë atë. Sipas Marc Mistein, një ekspert i shëndetit të trurit me doktoraturë në Biokimi dhe kërkime në gjenetikë dhe neuroshkencë, ruajtja e pesë zakoneve të mëposhtme është shumë e rëndësishme.

1. Gjumi cilësor
Hulumtimet tregojnë se njerëzit me probleme me gjumin janë në rrezik të humbjes së kujtesës 10 vjet më herët se mesatarja e popullsisë së përgjithshme. Për shumicën e njerëzve, 7 deri në 10 orë gjumë çdo natë është gjithçka që u nevojitet për të ruajtur shëndetin e trurit.Këshillat që sugjerohen për një gjumë të mirë janë:

Mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit.

Fikni të gjitha ekranet një orë para gjumit.

Mund të dëgjoni muzikë ose të meditoni.

Dilni jashtë dhe vihuni në kontakt me dritën e diellit sa më shpejt që të mundeni pasi të zgjoheni në mëngjes.

2. Dieta e duhur
Ju e dini shumë mirë se ushqimi i duhur kontribuon jo vetëm në shëndetin e mirë të trurit, por edhe në funksionimin e duhur të trupit në përgjithësi.

Sugjerohet konsumi i :
Peshkut, i pasur me Omega 3, arra pa kripë, perime të ndryshme, si për shembull brokoli, frutat dhe avokado. Po ashtu sugjerohet shmangia e ushqimeve të ambalazhuara, sidomos at që kanë një nicvel të lartë të sheqerit.

3. Jo pirjes së duhanit
Duhanpirësit kanë 30% më shumë gjasa të zhvillojnë një formë të demencës sesa jo duhanpirësit. Përveç pirjes së duhanit dhe duhanpirjes, edhe aroma e cigareve të mbetura në rroba mund të ndikojë në kujtesë, pasi këto mbetje në rroba çlirojnë kimikate që janë toksike për trurin.

4. Kontakti social
Një studim i kohëve të fundit tregoi se njerëzit rreth moshës 55-vjeçare që merrnin pjesë në darka ose tubime të tjera shoqërore kishin më pak gjasa të humbnin kujtesën. Socializimi i tyre kontribuoi në këtë.

5. Edukimi i vazhdueshëm
Mund të rrisni kujtesën dhe funksionin e trurit duke zgjidhur Sudoku dhe fjalëkryqe, por po ashtu mund të mësoni gjëra të reja, aktivitete të reja.

Artikulli paraprakZV. AMBASADORI I SHBA TAKIM ME MUHAMET RRUMBULLAKUN, JA KUSH ËSHTË FOKUSI I TAKIMIT
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR PORTIN, REAGON SËRISH RAMA: KOMPANIA E MUHAMMED EL ALABBAR E MIRËPRITUR EDHE…