Harta e drogës, shtatori me ngjarje dhe shifra rekord

Edhe gjatë muajit shtator Policia e Shtetit ka asgjësuar rreth 100 mijë rrënjë kanabis në mbarë vendin. Sasia më e madhe është agjësuar në Memaliaj dhe Tepelenë, ndërsa bimë janë gjetur edhe në Tiranë, Vlorë, Përmet dhe Mat. Pas korrjes dhe paketimit vjen radha e shitjes dhe trafikimit. Në muajin shtator sipas statistikave zyrtare të policisë është kapur një sasi rekord kanabisi e destinuar për tregun vendas dhe atë të huaj, përfshirë sasinë prej 3 ton të bimës gjysmë të tharë që u kap në Mat para disa ditësh. Totali vëtëm për muajin shtator dhe 2 ditët e para të tetorit arrin rreth 6 ton hashash i sekuestruar. Sasitë më të mëdha janë kapur në 3 tentativat me gomone që janë nisur nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë. Tentativa trafikimi janë konstatuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Portit të Durrësit, ndërsa numri total i të arrestuarve gjatë muajit shtator shkon në 24 persona. Por mesa duket, trafikantët kanë zgjedhur një tjetër pikënisje për të trafikuar ngarkesat drejt Italisë, atë përmes Adriatikut. Ulja e avionit të Guidos në Ishëm, laboratori i kanabist i gjetur pranë kësaj zone, kapja e një djali të ri nga Vlora në Gjirin e Lalzit me 200 kg hashash dhe skafi me 2 italianët në bord që mendohet të jetë nisur nga Kepi i Rodonit, ngrenë dyshime se trafiku i kanabist është zhvendosur në pjesën veri-perendimore të Durrësit.

Artikulli paraprakGRABITEN LAPTOPET,NE PRANGA NJE SHQIPTAR DHE NJE MAQEDONAS
Artikulli tjetërLIGJ I RI PER STREHIMIN E TE VARFERVE