Bashkia e Shkodrës ka tashmë një marreveshje me fondin shqiptar të zhvillimit për hartimin e projekteve.
Një fakt i tillë është bërë publik në mbledhjen e këshillit të bashkisë së Shkodrës, ku është diskutuar, pikëerisht një marreveshje e tillë e cila jep mundësi për projekte më cilësore por edhe gjetjen e donatorëve për këto projekte prioritare. Në bazë të kësaj marreveshje e cila ka marrë formë pas miratimit në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Fondi shqiptar i zhvillimit, do të asistojë në projektet prioritare që do të zgjedh bashkia si pjesë së saj për zhvillimin e shkodrës.