KRYEKOMUNARI I RRETHINAVE: NJË SHANS PËR PUNËSIM PËR KËTO GRA. Gratë e ngujuara si shkak i gjakmarrjes në Komunës Rrethina në një kohë të shpejtë mund të nisin disa kursë profesionale për t’i ndihmuar sado pak e për t’i dhënë më pas një mundësi punësimi.

Kryekomunari i Rrethinave Luan Harusha thotë se institucioni që drejton ka mundësuar transportin. Kryekomunari Harusha shpreson që kjo nismë t’i ndihmojë gratë që qëndrojnë të ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes. Kurset e formimit profesional për gratë e ngujuara të komunës Rrethina do të mundësohet nga drejtoria e formimit profesional në bashkëpunim me shërbimin social, prefekturën e Qarkut Shkodër dhe komunën Rrethina në mënyrë që t’i jepet një shans për tu integruar si e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA BOJKOTON NDESHJET E LIGËS AMATORE
Artikulli tjetërHASKU: SHKODRA SI LAZARATI