KRYEKOMUNARI RRETHINAVE: KEMI ÇUAR PROJEKTIN NË QEVERI, PRITET MIRATIMI. Komuna Rrethina nuk ka fondet e mjaftueshme për të bërë pastrimin e mbeturinave në lumin Kir. Para pak ditëve “Star Plus” ngriti këtë shqetësim bashkë me problemin e erozionit që po shkakton dëme të mëdha.
Kryetari i Komunës Rrethina Luan Harusha thotë se herë pas here janë bërë ndërhyrje ndërsa një projekt ndodhet në dyert e qeverisë dhe pret miratimin. Kryekomunari Harusha shprehet se qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm. Për pastrimin e mbeturinave fondet janë të pamjaftueshme për një njësi vendore si Komuna Rrethina. Hedhja e mbeturinave në lumin Kir apo territorin e Komunës Rrethina është një problem i hershëm që nuk mund të zgjidhet vetëm nga ndërhyrjet e komunës. Deri më sot kanë munguar projektet serioze dhe fondet për të mos lejuar ndotjen masive.