Spanja mund t’u kërkojë turistëve në Mbretërinë e Bashkuar të garantojnë se mund të shpenzojnë 100€ në ditë për pushime.

Udhëzimet spanjolle thonë se fondet mund të jenë në formën e valutës së huaj, çeqeve të udhëtimit, parave të gatshme, letrave të pagesës ose në karta krediti.

Përveçse tregojnë se janë në gjendje të plotësojnë kërkesën prej 100 € në ditë, turistëve mund t’u duhet të japin dëshmi se kanë një minimum prej 900 € (766,94 £) në total.

Rregulli, i cili ka befasuar disa britanikë, ka hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit pasi Britania e Madhe u bë një “vend i tretë” jashtë BE-së.Mbetet për të parë nëse do të zbatohet vazhdimisht në praktikë nga autoritetet spanjolle, por në teori mund të zbatohet ku dhe kur autoritetet spanjolle e shohin të arsyeshme.

Duke folur për MailOnline, deputeti konservator, Andrew Bridgen, tha:

“Për sa i përket spanjollëve, u takon atyre nëse dëshirojnë të zbatojnë rregullin e shpenzimeve, por duhet të kenë parasysh se britanikët janë tregu i tyre më i madh turistik. Nuk do ta bëjë askënd të ndihet shumë i mirëpritur.”

Përveç kërcënimit për refuzimin e hyrjes për britanikët që nuk mund të dëshmojnë se mund të mbështesin veten financiarisht, agjentët kufitarë spanjollë mund të fillojnë gjithashtu t’u kërkojnë turistëve të provojnë se kanë një biletë të mëtejshme dhe strehim të rezervuar për qëndrimin e tyre.

Lajmi ngjalli jo pak zemërim tek turistët britanikë, duke i cilësuar këto rregulla si ‘elitare’ dhe ‘goditje pas shpine’ për familjet dhe pensionistët që duan të kalojnë pushimet në Spanjë.

Harxho 100€ në ditë për pushime, për çfarë

Artikulli paraprakKONSUMIMI I ÇOKOLLATËS MBRON ZEMRËN DUKE ULUR PRESIONIN E GJAKUT
Artikulli tjetërLOJËRAT OLIMPIKE PARIS 2024/ ZBULOHEN ÇMIMET E BILETAVE DY VITE PËRPARA