Ambasada e Turqisë në Shqipëri përkujtoi në Shkodër 109-vjetorin e fitores në luftën e Çanakalesë, një ndër betejat më të mëdha në luftën e parë botërore. Turqia u shpall fituese përballë ushtrisë angleze dhe franceze. Ambasadori turk në Shqipëri Tayyar Atay këtë ngjarje e përkujtoi tek lapidari i Hasan Riza Pashës të cilin e quajti mbrojtësi i Shkodrës.
Zëvendës kryetari i TIKA-s në Turqi Mahmut Çevik tha se Hasan Riza Pasha është një hero i veçantë për Shkodrën.
Në lapidarian e Hasan Riza Pashës u vendosën kurore me lule në ndër të luftës së Çanakalesë dhe dëshmorëe turq. Lufta e Çanakalesë u zhvillua nga 25 prilli i vitit 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi duke qenë ndër betejat më të mëdha në luftën e parë botërore përballë ushtrisë angleze dhe franceze e cila u mbyll me fitoren e turqve në një luftë që mori jetën e afro 280 mijë personave mes të cilëve 25 mijë shqiptarë.