Alban Hasani menjëherë pas tërheqjes nga stafi ndihmës në stolin e Vllaznisë ka dhënë arsyet se pse ka vendosur që të largohet.

Duke qenë se ka rolin e përgjegjësit të akademisë, Hasani thotë se nuk mund t’ia dalë që t’i bëjë të dyja njëkohësisht duke qenë se akademia kërkon një angazhim gjatë gjithë ditës Hasani pranon se sa më parë Vllaznia duhet që të gjejë trajnerin e ri ose drejtuesit e klubit të vendosin që deri në fund të sezonit të vijojë drejtori Armir Grima Pas disa ndeshjeve në stolin kuqeblu, Hasani shprehet se është evident fakti se këtë vit Vllaznia rrezikon rënien nga Superliga por kjo nuk vjen sipas për shkak të paaftësisë së lojtarëve por problemeve të tjera që ka klubi. Alban Hasani qëndroi për më shumë se një muaj në radhët e kuqebluve si ndihmëstrajner bashkë me Grimën, Ervis Krajën dhe Elis Legatën gjë të cilën s’do ta bëjë më për shkak të nisjes së kampionateve të skuadrave të akademisë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË OBLIKË, ARRESTOHET 57 VJEÇARI
Artikulli tjetërGJINI: MINISTRIA KATRAHURË ME VARRIN E KOLË IDROMENOS