Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili zhvillohet në Pragë (Republika Çeke), në datat 30-31 maj 2024.

Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës. Ministrat aleatë do të trajtojnë progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën, informoi sot zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Washington (SHBA) në 9-11 korrik 2024.

Artikulli paraprakZJARRI NË SPITALIN RAJONAL TË SHKODRËS , POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN
Artikulli tjetërPOLICIA E KOSOVËS SEKUESTRON PARA NGA NJË DEGË BANKE NË VERI