Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun hungarez, Peter Szijjarto, ku theksi është vendosur në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Hasani ka vlerësuar rolin e homologut Szijjarto, për të cilin tha se ka dhënë një kontribut të vyer për zgjerimin dhe thellimin e prekshëm të marrëdhënieve tona.

“Urime Hungarisë për marrjen e kryesisë së Presidencës së radhës së BE. Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta”, tha Hasani.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, kreu i diplomacisë shqiptare tha se Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë. Hasani theksoi se Presidenca hungareze e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, Hasani e konsideroi vizionin strategjik të Hungarisë për rajonin si të frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues. Ministri i jashtëm shqiptar tha se të dy vendet mbeten angazhuara për instensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Artikulli paraprakSPAK I KOMUNIKOI ZYRTARISHT AKUZËN MALLTEZIT, JA PËR ÇFARË AKUZOHET
Artikulli tjetërLEZHË, HIQEJ SI PËRFAQËSUES E NJË INSTITUCIONI VENDOR DHE U MERRTE PARA BIZNESEVE, ARRESTOHET 57-VJEÇARI