Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është pritur në Mal të Zi nga presidenti i vendit, Jakov Milatoviç si dhe zëvendës kryeministri Nik Gjeloshaj.

Hasani shkruan se ka pati shkëmbim mendimesh me Milatoviç sa i takon intensifikimit të dialogut politik dhe angazhimit të përbashkët për nxitjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.

“Mirënjohje Presidentit Jakov Milatovic për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve tona, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin tonë të përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE. Në takimin me Zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj u fokusuam në projektet e prekshme për infrastrukturën, energjinë, zonat kufitare, arsimin, kulturën dhe shkencën mes dy vendeve tona”- shkruan ministri i Jashtëm në rrjetin social ‘X’.

Artikulli paraprakGJOBA PËR REKURSET, DHOMA KOMBËTARE E AVOKATISË I PËRGJIGJET KREUT TË GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërRUSIA REFUZON BISEDIMET ME SHBA PËR KONTROLLIN E ARMËVE, LAVROV: PERËNDIMI PO BËN LUFTË HIBRIDE ME MOSKËN!