Në një kohë kur operacionet antikanabis të policisë janë të shtrira në shumë rajone të vendit, shumë pak minuta larg kryeqytetit disa parcela qëndrojnë të pashqetësuar nga askush në zonën e njohur si Malësia e Dajtit.

 

Në zonën e Qafë Mollës kamera e Report Tv ka fiksuar disa parcela të filmuara nga ajri. Siç dhe shihni, bimësia është në fazën e saj përfundimtare të pjekjes. Por ku është mbjellë kjo drogë? Mediat jane   interesuar pranë banorëve të kësaj zone dhe ajo rezulton e mbjellë në pyll tokë pa pronar siç rëndomtë bëjnë trafikantët. Në këto parcela dallohen shumë lehtë dhe magazinat e improvizuara për vend qëndrim të rojeve, punëtorëve dhe tharjen e drogës siç dhe shihni në pamje me tarracë llamarine të bardhë. Parcelat janë të shumta në numër ndërsa për herë të parë u shprehën burime nga kjo zonë është prerë gjelbërimi i pyllit për të mbjellë hashashin. Ndërkohë policia e Tiranës e kontaktuar nga mediat  për ekzistencën e këtyre parcelave u shpreh se ditën e mërkurë do të zhvillohet një operacion masiv në këtë zonë përfshi dhe ndërhyrjen nga ajri.

Artikulli paraprak“KAUBOJSI”RRIHET NE PRIZREN,DY TE NDALUAR.NDOCAJ PERGENJESHTRON
Artikulli tjetërKATER TE ARRESTUAR PER DHUNE NE FAMILJE,MES TYRE DHE NJE TURK