Hashim Thaçi është larguar nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai e ka udhëhequr këtë parti për 17 vjet me radhë. Një hap të tillë ai e ka ndërmarrë pasi është zgjedhur President i vendit. Kushtetuta e Kosovës e ndalon që shefi i shtetit të ushtrojë edhe post tjetër. Thaçi po ashtu ka lënë edhe postet e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme. Thaçi pritet të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit më 7 prill. Në krye të PDK-së tani pritet të vijë Zëvendëskryetari i Parë i PDK-së Kadri Veseli.
/ Star Plus TV /