Raundi III: Të pavlefshme 10 vota, Hashim Thaçi 71 vota, Rafet Rama 0 vota

Hashim Thaçi është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Kosovës pasi sapo ka përfunduar raundi i tretë i votimit për presidentin e Kosovës. Kandidatë ishin Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, që të dy nga radhët e PDK-së. Në raundin e parë të numërimit të votave, 27 vota u shpallën të pavlefshme, katër për Rafet Ramën, 50 për Hashim Thaçin dhe një deputet nuk ka votuar. Ndryshe nga raundi i parë, është rritur numri i votave për Thaçin: 64 vota për të, dy për Rafet Ramën, 15 të pavlefshme. Në të dyja raundet e para duheshin 2/3 e votave të deputetëve, pra 80, ndërsa për të tretin duheshin 61 vota. Ndërsa në raundin e tretë, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, merr mbi 60 vota, të mjaftueshme për t’u emëruar këtë herë president i Kosovës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKOSOVË, DËSHTON EDHE RAUNDI I II-të I VOTIMIT
Artikulli tjetërSJELLJA NË PARLAMENT, PËRJASHTOHEN TRE DEPUTETË TË OPOZITËS