DPQSH TAKIM PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KULTIVIMIT TË KANABIS. Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder ka realizuar kete te marte nje takim me perfaqesues te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Prefektures se Shkodres, Prokurorise se Rrethit Shkoder

dhe kryetareve te komunave te qarkut per parandalimin dhe goditjen e vepres penale te kultivimit te bimeve narkotike. Shefi i Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Pergjithashme te Policise Hydajet Hasku foli per permiresim te situates ne Qarkun e Shkodres megjithate e krahasoi ate me Lazaratin. Megjithate Prokurori i Rrethit Besnik Cani tregoi se ka nje numer te larte asgjesimi te kanabisit dhe numer te ulet denimesh per autoret gje qe ul efektivitetin e punes. Shefi i Krimeve ne DPQSH Arben Beqiri tregoi rezultatet e punes se kesaj drejtorie ku verehet prekjae te gjitha komunave te Qarkut te Shkodres nga kultivimi i bimeve narkotike. Ne kete kuader drejtori Panganika premtoi zero kultivim dhe tregtim te kanabisit ne 2015 ne Qarkun e Shkodres .

Artikulli paraprakHARUSHA: KURSE PROFESIONALE PËR GRATË E NGUJUARA
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E SHËNDETIT