Vetëm një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ceremonia e hapjes së vitit të ri shkollor në Medresenë e Vajzave “Haxhi Shesh Shamia” ka qenë një moment i veçantë që u përcoll me këngë dhe poezi nga nxënëset e kësaj shkolle.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet uroi nxënëset, ndërsa tha se kjo është një diitë e bekuar nga festa e Kurban Bajramit. Për drejtorin e Medresese Kujtim Dervishin, ky ishte një moment i veçantë, pasi përkon edhe me 25 vjetorin e hapjes së këtyre ambienteve edukuese. Në ceremoninë hapëse të këtij viti shkollor ishte edhe nënkryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Maxhid Cungu si dhe përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër Fejzi Zaganjori e Lavdrim Hamja.

Artikulli paraprakDITA E PARË E SHKOLLËS, TAHIRI ME DJALIN E EFEKTIVIT TË VRARË
Artikulli tjetërSONTE STARTON CHAMPIONSI, JA DUELET E MBRËMJES SË PARË