“Qeveria shqiptare nuk po ndihmon aspak 61 bashkitë e reja e madje po i heq atyre disa kompetenca në shkelje flagrante me ligjin dhe konventat europiane”. Kështu shprehet kryetari i shoqatës së njësive vendore Agron Haxhimali.Haxhimali thotë se është e pamundur që drejtoria e përgjithshme e tatimeve të mbledh taksat vendore kur i ka krijuar një dëm të madh ekonomik vendit.

Po ashtu shqetësim për Haxhimalin pas reformës territoriale është përqendrimi vetëm në zonat urbane dhe lënia në harresë e fshatrave.Reforma e re territoriale hyri në fuqi pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit por duke patur jo pak qëndrime kritike për politizimin e saj dhe lënien e shumë të panjohurave të këtij ligji.

Artikulli paraprakPROJEKT PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE TË NGURTA
Artikulli tjetër“ARKA”, HOSTELI I PREFERUAR I TURISTËVE