Ministri në detyrë i transporteve Edmond Haxhinasto ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit bashkë me eurokomisioneren e transporteve Violeta Bulç dhe ministrin e transporteve të Malit të Zi Brajoviç.

Haxhinasto tha se ky takim zhvillohet për të parë mundësinë e investimeve në doganën e Hanit të Hotit që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Haxhinasto tha se është vlerësuar progresi i Shqipërisë në këto tre vite. Eurokomisionerja Bulç u shprehe se do të jepen rreth 14 milion euro fonde nga BE për vendet e rajonit për të përmirësuar këdo koridore si dhe për të ndërtuar projekte të përbashkëta.

Artikulli paraprakPRESIDENTI THAÇI: PAPA FRANÇESKU DO TË VIZITOJË KOSOVËN
Artikulli tjetërFESTA E BIRRËS, GRUMBUJ MBETURINASH PRANË BASHKISË