Edmond Haxhinasto edhe pse u dorëhoq si ministër i transporteve është i sigurtë se rruga e tij në politikë do të jetë e gjatë.

I pyetur për dorëheqjen e tij Haxhinasto nuk fsheh një tension të brendshëm që mund të vijë edhe nga një ftohje që mund të ketë me kreun e LSI Ilir Meta, kjo nga burime pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Haxhinasto nga Shkodra gjatë një aktivitete në doganën në Hanin e Hotit tha se kjo nuk është dalja e tij e fundit publike sepse mori pjesë si ministër në detyrë me eurokomisioneren për transportin Violeta Bulç dhe ministrin e transportit të Malit të Zi. Haxhinasto vijoi tentativën për t’iu shmangur pyetjeve të gazetarëve duke mos dhënë asnjë arsye për dorëheqjen e tij si ministër i transporteve dhe preferoi që shkaqet t’i dijë vetëm kryeministri Rama dhe drejtuesit e lartë të LSI, të tjerët duhet vetëm të hamendësojnë apo të gërmojnë pranë partisë së tij. Edmond Haxhinasto u dorëhoq si ministër i transporteve pas tre viteve në këtë detyrë, kjo edhe pas disa ndryshimeve që priten të bëhen në portofolet ministrore.

Artikulli paraprakSHKOLLA “PRENKË JAKOVA” MUNGESË NË INSTRUMENTA
Artikulli tjetërPRESIDENTI THAÇI: PAPA FRANÇESKU DO TË VIZITOJË KOSOVËN