Rubin Hebaj sulmuesi shkodran I cili prej pak kohësh është transferuar tek ekipi I NK Domzhale duket se po tregon një paraqitje mjaft të mirë sportive.

Edhe pse tek Vllaznia mund të jetë cilësuar si një lojtarë që nuk I nevojitej skuadrës shkodrane pasi në sezonin e kaluar ai është aktivizuar shumë pak, duket se tek skuadra e tij e re ai po jep maksimumin dhe këtë e ka vërtetuar në ndeshjen e tij të fundit .

Ekipi Domzhale luante në transfertë ndaj Krshko dhe pjesën e parë e mbylli me humbje në disavantazh të një goli. Por, me fillimin e së dytës dhe aktivizimin në lojë të Hebajt erdhën dy gola. Hebaj dha një asist në minutën e 54′ për golin e barazimit dhe më pas në minutën e 58′ shënoi vetë golin e dytë.

Edhe pse kjo ndeshje u nda në favor të skuadrës së Krshko-s duket se preformanca e Hebaj ka lënë përshtypje të mira. Në 7 javët e para të kampionatit, ekipi i Hebajt ka arritur 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, duke mbajtur vendin e 6-të, me 9 pikë.

Artikulli paraprakQEVERIA E RE “RAMA2” SHKODRANËT SKEPTIK
Artikulli tjetërREGJISTRIMET NË SHKOLLËN ARTISTIKE “PRENK JAKOVA”