Çfarë do ndodhë me kanionet e Skraparit? A do ndërtohen aty HEC-e? Përgjigje për këto pyetje jep vetë kryeministri Edi Rama i cili në një reagim për herë të parë garanton se kanionet nuk do preken. Sipas kreut të qeverisë, procedura e lejeve të dhëna nga qeveria e mëparshme ishte një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Kreu i qeverisë paralajmëroi se do ndërmerren hapa ligjore për individët të cilët kanë dhënë leje.
Edi Rama KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohetFalenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut