Pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata Administrative në Tiranë, shfuqizoi vendimet e miratuara nga institucionet vendore dhe qëndrore, për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe 1 fabrike ujit në zonen e Fanit në Mirditë.Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gentian Hamiti, duke ju dhënë të drejtë banoreve të tre fshatrave Thirrë, Hebe dhe Sang që ndodhen në dy shpatet e rrugës së kombit pranë Tunelit të Kalimashit, të cilët kundërshtonin këto projekti që sipas tyre shkatërrojnë 3 burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone.
Pas shumë seancash gjyqësore, ku u shqyrtua i gjithë dokumentacioni dhe pretendimet e paleve, gjykata doli në konkluzionin se këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur të pavlefshme.Lejet për ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë me 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk.Pavarësisht rezistences së banoreve përmes protestve dhe përplasjeve, deri tani janë kryer gati 50% punimeve.
Ndërkohë prej vitit 2002 qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, pjesa më e madhe të cilave janë ndërtuar e të tjera janë në proçes.