“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është kundër ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë lumit Valbonë, por ndërhyrja është tejet e vështirë për shkak të kontatave ligjore të nënshkruara vite më parë”.

Kështu shprehet drejtori i kësaj agjencie Zamir Dedej, teksa flet edhe për kundërshtimet qytetare që kanë hasur punimet që po zhvillohen përgjatë kurorës së gjelbër. Përsa u përket ndërtimeve në zonën e Thethit, Dedej thotë se akoma nuk ka një vendim zyrtar. Nisma për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë shtratit të lumit Valbonë ka ngjallur shumë debate mes firmave kontraktuese dhe banorëve, ku këta të fundit kanë bërë edhe një padi për anullimin e punimeve.

Artikulli paraprakSHIROKA NË “DITËN NDËRKOMBËTARE TË BIODIVERSITETIT”
Artikulli tjetërKOMPLETIMI ME TEKSTE SHKOLLORE, DREJT PËRFUNDIMIT