Gjykata e apelit Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Tropojë, vendim i cili nuk u prit aspak mirë nga banorët të cilët kishin udhëtuar për në Shkodër për të qenë të pranishëm në seancë.
Ndonëse punimet duhet të ishin ndërprerë , ato vijojnë normalisht dhe kanë përparuar deri në më shumë se 60 %.Banorët u njohën me vendimin në ambjentet e jashtme të gjykatës.
Jashtë gjykatës ishte dhe Adhurim Ismajlaj , gjyshi i të cilit rezulton se ka firmosur në vitin 2013 se është dakort me punimet ndonëse ai kishte ndërruar jetë qemë në vitin 2010.
Ndërsa për Bekim Demiraj besimi tek sistemi gjygjësor në Shqipëri ka humbur dhe vetëgjygjësia dhe kanuni janë forma e vetme për të vendosur drejtësinë e munguar.
Banorët u shprehën se do vijojnë te kerkojne drejtësi deri ose në të kundërt hapi i radhes do jetë bojkotimi i zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshme.