Kryetari i gjykatës së apelit në Shkodër Fuat Vjerdha nisur nga çështja e një dite më parë lidhur me seancën e këshillimit për firmat e falsifikuara që janë përdorur si një prej

dokumenteve për hidrocentralet në Valbonë të Tropojës ka sqaruar se kërkesa për pushimin e çështjes ka ardhur nga prokuroria e Tropojës fillimisht për shkak se banorët e kanë bërë kallëzimin e tyre 5 vite pasi është firmosur ai dokument duke qenë jashtë afatit ligjor.

Nisur nga pretendimet e banorëve të Tropojës dhe aktivistëve që ishin të pranishëm në Shkodër Star Plus iu referua atyre dhe bëri të ditur se sipas banorëve punimet në

hidrocentralet e Valbonës do të vijonin normalisht pas vendimit të gjykatës së apelit gjë për të cilën kryetari Vjerdha nuk është dakord pasi ndalimi i punimeve ose jo nuk ishte objekt i gjykimit.

Edhe nëse kryetari i apelit ka të drejtë ky nuk ishte një qëndrim i Star Plus por një pretendim i banorëve një ditë më parë të cilët qartazi u shprehën se vendimi i apelit në Shkodër për lënien në fuqi të shkallës së parë në Tropojë bën që punimet në HEC-et e Tropojës të vijojnë.

Pavarësisht se nuk ishte objekt gjykimi në gjykatë, vazhdimi apo ndalimi i punimeve, për banorët e Tropojës që janë kundër ndërtimit të HEC-ve vendimi i dhënë dje nga gjykata e

apelit Shkodër që rrëzoi pretendimet e tyre është lexuar nga këta banorë si një vendim që lë të kuptojë se asgje nuk e ndalon ndertimin e Hecit ne Tropoje.

Artikulli paraprakAMBASADORI I AUSTRISË: MBËSHTESIM SHQIPËRINË NË BE
Artikulli tjetërVETINGU NË POLITIKË, KOMISIONI I VENECIAS: DRAFTI I PROPOZUAR NUK ËSHTË I QARTË