Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një personi që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen.

Balla shprehet se hedhja e inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund.

“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin çdo ditë vigjilencën dhe do të çojnë para ligjit këdo që kryen krime mjedisore. Historia e hedhjes së mbetjeve/inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund! Përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë për goditjen e një krimi të rëndë mjedisor në lumin Erzen”, shprehet Balla.

Artikulli paraprakVRASJA NË BURGUN E PEQINIT, NËN AKUZË EDHE INDRIT SHAQJA! DYSHOHET SE BASHKËPUNOI NË KRIM ME SOKOL MJACAJN
Artikulli tjetërPELESHI FTESË TË RINJVE: BËHUNI PJESË E FA-SË, PROFESION I MIRËPAGUAR DHE MISION I SHENJTË NDAJ ATDHEUT