Në skenën e teatrit “Migjeni” është vënë në skenë shfaqja “Hekuba” e Euripidit me regji të Enke Fezollarit. drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka tregon se kjo shfaqje e vënë në skenë përcjell një mesazh të fortë për për atdheun dhe fenomenen e emigrimit që po ndodh vitet e fundit. “Hekuba” u ngjit për herë të parë në një skenë në të gjithë Shqipërinë
Ndërkohë, regjisori Enke Fezollari tregon për përzgjedhjen e kësaj vepre dhe vështirësitë që kishte për ta vënë në skenë.
“Hekuba” do të vihet në skenë edhe ditën e shtunë, në orën 19:00 ku spektatori shkodran do të ketë mundësinë e përjetimit të emocioneve të forta dhe reflektimin pas mesazheve që aktorët profesionistë të teatrit “Migjeni” përcjellin përmes interpretimit të shfaqjes
https://youtu.be/60Lv5PWjahM