Teatri “Migjeni” ka nisur punën për shfaqjen “Hekuba”, tragjedia e shkruar në lashtësi nga Euripidi. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka shprehet se është një nder që kjo shfaqje vjen në Shkodër.

Regjisori i shfaqjes Enke Fezollari thotë se “Hekuba” vjen për herë të parë në gjuhën shqipe dhe shumë ndryshe nga hera e parë kur kjo tragjedi u vendos nga Fezollari në Athinë në gjuhën greke. Mesazhet që kjo pjesë teatrale e lashtësisë sjell lidhen drejtpërdrejtë me realitetin e sotëm.

Pjesë e kastës së aktorëve do të jetë edhe Adem Karaga i cili është edhe drejtor i teatrit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut i cili vlerëson këtë ftesë për të qenë në skenën përpara publikut shkodran.

“Hekuba” do të vijë për publikun shkodran më 5 maj të këtij viti përmes aktorëve profesionistë të teatrit “Migjeni” por edhe me një ndërthurje aktorësh të tjerë si dhe pjesë muzikore.

Artikulli paraprakSKENDER GJINUSHI PËR AKUZAT: OPOZITA INJORANTE
Artikulli tjetërRRITET KONSUMI I KARBURANTEVE, KTHEHET NË NIVELET E PARA LUFTËS NË UKRAINË