Hekurudha për Rinas nis në Domje 5 km e gjatë e përfundon në aeroport
Degëzimi i Hekurudhës Tiranë-Durrës për në Rinas, do të nisë në Domje, do të zgjasë rreth 5 kilometra dhe do të përfundojë në terminalin që do ndërtohet brenda rrethimit të Aereoportit Nënë Tereza. Ministria e Transporteve ka bërë publik projektin e detajuar të linjës Tiranë-Durrës- Rinas. Linja Domje-Rinas do të shtrihet kryesisht përgjatë bregut lindor Lumit të Lanës duke çuar ne zvogëlimin e hapsirës së nevojshme për ndërtimin e saj. Lidhja e Aeroportit me linjën Durrës – Tirane do te behet me anë të një ndërprerje trekëndore hekurudhore në zonën e Domjes. Është llogaritur që të ketë vetëm një stacion ndalese rreth 2 kilometra nga Rinasi. Lidhjet me degën e Aeroportit me linjën Tiranë – Durrës do të kenë një shpejtësi tipike të lartë e cila, në kombinim me gjeometrinë e lidhjeve, do të lejojë një shpejtësi minimale operacionale prej 70 km/orë për lëvizjet në kthim. Pavarësisht kryqëzimit hekurudhore linja për në aeroport është e projektuar për një shpejtësi prej 100 km / orë. Ministria e Transporteve parashikon të hapë në tetor tenderin për ndërtimin dhe rikonstruksionin e segmentit hekurudhor Tiranë¬Durrës¬Rinas. Projekti parashikon rikonstruksionin e segmentit ekzistues Tiranë Durrës, dhe ndërtimin e një segmenti të ri që do lidhë kryeqytetin me Rinasin. Kosto e projektit është llogaritur të jetë 81.5 milionë euro.