Mjerimi që ka kapluar trenin në Shkodër përgjatë viteve të demokracisë ka sjell probleme të mëdha edhe përsa i përket hekurudhës që lidh qytetin e Shkodrës me Durrësin. Prej vitesh tashmë hekurudha ndodhet në kushte skandaloze, duke patur problematika në të gjithë gjatësinë e saj. Mungesa e mirëmbajtjes dhe padyshim kalimi i viteve ka bërë që investimi i dekadave më parë në këtë hekurudhë të degradojë.

Kjo gjë ka ndikuar ndjeshëm edhe në lëvizjet e trenave, jo vetëm në uljen e ndjeshme të numrit, por edhe të shpejtësisë së tyre, e cila krahasuar me përpara vitet ’90 është sa gjysma.

E gjitha vjen për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve në vende të ndryshme. Kjo konfirmohet edhe nga përgjegjësi i shërbimit të trenit pranë Stacionit të Trenit në Shkodër, Myzafer Liqeni. Hekurudha shqiptare ka rezultuar dështim i plot që prej fillimviteve të demokracisë. Lënia pas dore nga pushtete të ndryshme ka dëmtuar pothuajse të gjithë rrjetin e ndërtuar vite më parë.

Shinat, pa përkujdesje dhe në përballje me kushtet e rënda atmosferike nuk i kanë përballuar kohës dhe braktisjes. Shqipëria është një ndër vendet me rrjetin më të amortizuar hekurudhor në Europë.

Artikulli paraprakSTUHIA GODET EUROPËN VERIORE, 8 VIKTIMA NË GJERMANI E HOLANDË
Artikulli tjetërAKUZAT, REAGON KREU I GJYKATËS SHKODËR