Kjo është hekurudha e Shkodrës e cila më shumë i ngjason një vendi të braktisur , se sa një institucioni aq të rëndësishëm të trasnportit sic janë hekurudhat, të cilat në shumicën e shteteve europiane janë pothuajse mjeti më i përdorur për udhëtim.
Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, e ardhjet e vajtjet e zhurmshme, mbeten vetëm kujtime të së kaluarës.Ndenjëset për udhëtarët janë shkatërruar dhe mbuluar tërësisht nga merimangat , ndërsa pluhuri gjendet cdo kund.Dyert e vjetëruara dhe xhamat e dritareve të thyer.Ky stacion hekurudhor është në gjendje të mjerueshme, teksa është lënë në mëshirën e kohës.Në disa segmente të hekurudhës vërehen vjedhje të pllakave metalike lidhëse të shinave si dhe ato që mbajnë të montuara traversat apo edhe bulonat prej hekuri.Hajdutët nuk kanë kursyer as pjesët metalike të vagoneve që shërbejnë për transportin e udhëtarëve. Ndërsa bimësia përgjatë hekurudhës Shkodër-Lezhë ka mbuluar shinat e hekurudhës.Linja hekurudhore Shkodër-Tiranë ka probleme të dukshme që lidhen kryesisht me infrastrukturën e amortizuar dhe lëvizjen e ngadaltë të trenave.Ndërsa nga ana tjetër mos vëmendja e strukturave përgjegjëse si dhe mos investimet prej vitesh në këtë sektor , bën që linja e trenave të shkojë drejt shkatërrimit total, e për pasojë transporti publik që dikur ishte më i frekuentuari pritet që të kthehet në inekzistent.Edhe pse shihet qartë me sy se hekurudha po degradohet cdo ditë e më shumë , ende nuk janë parë reagime nga drejtoria përkatëse , madje në drejtori askush nuk të jep shpjegime për situatën apo për masat që mund të merren.Në kushtet e neglizhencës kaq evidente , personat që kryejnë vjedhjet , ndihen komod me punën që bëjnë duke zhdukur kilometra të tëra të hekurudhës, ndërsa drejtuesit e saj kanë rënë në gjumë.