Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë hekurudhën Shkodër – Vorë në afërsi të stacionit të Ishmit. Zjarri ka djegur rreth 1 kilometër traversa druri të kësaj hekurudhe e cila prej vitesh është jashtë funksioni..
Është dita e tretë që kësaj hekurudhe në këtë segment i vihet flaka dhe dyshimet janë që mund të synohet vjedhja e shinave pasi kjo hekurudhë prej vitesh tashmë është pre e vjedhjes së shinave dhe materialeve të tjera metalike të cilat shiten për skrap nga individë të ndryshëm.