Kandidati për deputet në PD për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me 3 biznese në Shkodër të cilët sipas tij janë histori suksesi.
Bushati shkruan se nuk shkoi me taksidarët e shtetit të 8 vitëve të fundit që zhvat bizneset e Shkodrës por ishte me të rinj që kishin mundësinë të shohin nga afër se Shqipëria ka shpresë.
Bushati shtoi se ekziston Shqipëria e mundësive dhe ajo e mospërkrahjes por këto të dyja nuk mund të vazhdojnë bashkë pas 25 Prillit.
POSTIMI I PLOTË
Në tre biznese të Shkodrës. Janë shembuj suksesi. Nuk shkova me taksidarët e shtetit të 8 vitëve të fundit që zhvat bizneset e Shkodrës.
Isha me të rinj që kishin mundësinë të shohin nga afër se Shqipëria ka shpresë. Se ekziston Shqipëria e Mundësive dhe ajo e Mospërkrahjes. Të dyja nuk mund të vazhdojnë bashkë pas 25 Prillit.
Do të çlirojmë biznesin nga prangat e oligarkisë dhe të korrupsionit. Është koha që Shkodra të marrë frymë lirisht!