Koordinatori I Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Helidon Bushati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” I ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen dhe të mbështesin programin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Bushatit, qeveria e deri tanishme nuk siguron meritokracinë, si një nga kushtet kryesore për rikthimin e të rinjve në vendlindje ps përfundimit të studimeve.
Ja çfarë shkruan koordinatori I Pd, qarku Shkodër Helidon Bushati në “Facebook”
Kur mu dha mundësia të studioja në Itali, bëja punë part-time. Mbuloja shpenzimet e mia, por ndiqja ëndrrën. Atë ëndërr nuk ma vrau kush. U ktheva në vendin tim dhe gjeta meritokraci. Por këtë nuk e gjej tek të rinjtë që takoj. Gjërat kanë ndryshuar, për keq. I ofrohet modeli i të fortit të qytetit, i njëshit të kryeministrit dhe i deputetit, i teseres së partisë dhe i blerjes së një vendi pune. Ndihen të tradhëtuar dhe kanë të drejtë. U them që asgjë nuk do të bie nga qielli, po nuk u bëmë bashkë për ta luftuar të keqen.