Drejtuesi politik I Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër Helidon Bushati ka vijuar takimet e tij në shtëpinë e një çifti pensionistësh në lagjen “Sarreq” te qytetit të Shkodrës.E moshuara Angjelina Krroqi , u shpreh se pensioni që ata marrin u mjafton vetëm për të blerë ilaqet.

Nderkohe Bushati tha se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, pensionet do të rriten minimalisht me 5% çdo vit si dhe do te rregullohet skema e rimbursimit të ilaqeve.

Në fund të takimit Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër Helidon Bushati tha se tashmë ka ardhur koha që kjo qeveri që s’ka në vëmendje qytetarët duhet të largohet.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON TË PËRMIRËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërTRITAN SHEHU KUJTON 30-VJETORIN E RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËS: SIMBOL I RËNIES SË NJË PREJ DIKTATURAVE MË TË EGRA TË SHEKULLIT XX-TË, HISTORIA VAZHDON