Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, është takuar me një nga miqtë e tij dhe përmes një postimi në “Facebook” Bushati shkruan:
Mjafton të kesh vullnetin të pranosh kritika dhe këshilla, e në Shkodër ke ku të trokasësh. Astrit Dervishi është një nga ata miq që me modelin e thjeshtësisë fsheh kaq shumë dashni për Shkodren, për të cilën, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë. E sigurisht, kur është fjala për Shkodren, Astriti me urtësinë dhe qytetarinë e tij, është një nga këshilluesit më të mirë.