Pas zyrtarizimit si drejtues politik i PD për qarkun Shkodër për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit Helidon Bushati ka dhënë intervistën e tij të parë teksa ishte i ftuar në Studio e Hapur të Star Plus Televizion. Bushati tregoi se Partia Demokratike në Qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamenatre të 25 prillit do të marrë 7 deputetë.

Qytetarët e shohin 25 prillin si një dritë shprese për largimin e qeverisë Rama thotë Bushati ndërsa tregon se edhe socialist sipas tij këtë radhë do të votojnë PD-në.

Gjatë bisedës në Studio e Hapur Helidon Bushati tregoi se Partia Demokratike po përgatit programin e saj bashkë me ekspertët më të mirë të CDU-së gjermane që janë pranë kancelares Merkel dhe se PD do të ketë kandidatët më të mirë që do të përfaqësojnë qarkun Shkodër.

Artikulli paraprakZHDUKJA E BIZNESMENIT, MEDIAT ITALIANE: SKENAR I ERRËT
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRKEQËSOHET SITUATA NË ZONAT E PËRMBYTURA