Koordinatori I Partisë Demokratike në qarkun Shkdoër Helidon Bushati ka zhvilluar ditën e sotme disa takime me përfaqësues të bizneseve. Sipas tij, Shkodra ka pagën mesatare më të ulët jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Ja çfarë shkruan ai në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”,

“Qarku i Shkodrës, po vuan një krizë të madhe ekonomike dhe sociale.
Referuar të dhënave zyrtare, Shkodra ka pagën mesatare me të ulët jo vetëm në Shqipëri por në rajon, vetëm (41,571 ALL).

Të dhënat zyrtare i referohen sektorit privat pasi sektori shtetëror i ka pagat e unifikuara. Kjo situatë tregon gjendjen e vështirë ekonomike dhe pafuqinë e biznesit për të garantuar zhvillim dhe të ardhura.

Jam takuar thuajse çdo ditë me biznese të mëdha, biznese të vogla dhe te vetëpunësuar.
Shqetësimi është i njëjtë: Mungesë totale e mbështetjes, sulme dhe gjoba nga tatimorët.
Kjo situatë do të marrë fund.

Do të garantojmë nje klimë të favorshme për biznesin e madh, taksa të ulëta thuajse në nivelin zero për biznesin e vogël, mbështetje për familjen shqiptare!

Që kjo të bëhet realitet, vota me 25 Prill duhet vlerësuar! Ta kthejmë atë ditë, në moment historik ndryshimi!”

Më tej, koordinatori I Partisë Demokratike ka zhvilluar edhe një takim me ish- kryetarë të bashkisë Shkodër dhe themelues të kësaj partie ku ka postuar edhe dias foto ndërsa thotë se janë të bashkuar drejt fitores historike dhe të bindur se Shkodra do t’i prijë ndryshimit të madh me 25 prill.

Artikulli paraprakHISTORIA E 60-VJEÇARES, E VETMJA SHPRESË ËSHTË FSHESA
Artikulli tjetërKLASIKJA VLLAZNIA-TIRANA, BRDARIÇ DO LUAJM PËR FITORE