Një helikopter u rrëzua në një ndërtesë të lartë në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe u vunë nën kontroll.
Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.
Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi.
Për incidentin u njoftua edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.