Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka folur në Parlament për zjarret që kanë prekur Ishullin e Sazanit dhe çmimin e naftës. Për zjarret, ai tha se nuk ka ndërhyrje të qeverisë dhe se helikopterët janë të prishura.

Sa i takon naftës, ai tha se nuk krahasohemi me vendet e Rajonit, si përshembull Maqedonia e Veriut që e tregton më lirë se ne.

“Do të flas për problemet shumë të mëdha të çdo shqiptari. Maqedonia më e vogël se ne, që nuk prodhon naftë çfarë ka më shumë? Nuk ka këta. Qytetarët duan të dëgjojnë. Pse qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë gëzojnë që janë në kufi me të. Bordi i kusarisë ndan pazarin që e keni parë. Shqiptarët e mbajnë në kurriz gjithmonë. Po çfarë kanë këta. Këta thonë që ranë zjarret.

Në të gjithë botën bien zjarret thonë këta. Por kur bie zjarr bota ngre helikopterë. Por për këtë s’jemi si e gjithë bota. Emergjencë e madhe. Katër helikopterë të bekuar ka Shqipëria. Kanë para këta. Të tërë këta helikopterë janë në xhenaze. Asnjë nuk është në punë. Ku është flota ajrore e Shqipërisë? S’kanë kohë të rregullohen këta, por merren me opozitën. Po digjet vendi. U përmbyt Shqipëria. Kur përmbytej kur ata ishin në opozitë bërtisnin. Bëhen të egër kur duan të marrin para borxh. Kur i thua që nuk marrin borxh kaq shumë në botë, thonë që duam t’i pengojnë. Ne të gjithë duam të ruhemi pa u lodhur që inshallah nuk bën i nxehtë i madh. Atje digjet vendi e këto bëjnë humore të tilla. Ata monitorojnë nga ajri. Vështrojnë se si digjen. Bëjnë selfie, kjo është qeverisja. Qeverisja nuk do selfie. Nuk do merakun të mbyllin gojën e opozitës.

Këto janë të vërtetat e mëdha dhe e vërteta e madhe është që këtu në parlament nismat e opozitës bllokohen. Dy nismat e opozitës bllokohen. Kjo sallë është kthyer në një pronë të fëlliqur të kësaj maxhorance. Ndaj kanë frikë të tmerrshme nga çdo fjalë, kritikë e koment”, tha Vasili.

Artikulli paraprakISLANDË-SHQIPËRI NUK TRANSMETOHET NË TVSH! TIFOZAT KUQEZI: KJO QASJE ËSHTË E GABUESHME
Artikulli tjetërA VLEN FIRMA NË STAMBOLL? META: PO TË ISHA NË TIRANË, DO E FIRMOSJA NË ZYRË DEKRETIN PËR SHKARKIM, NUK KA SHANTAZH!