Helikopteri ushtarak me 6 pasagjerë në bord shpërthen në flakë

Një helikopter ushtarak polak shpërtheu sot në flakë, ndërsa kryente stërvitje ushtarake. Ngjarja ka ndodhur në Massanzago, në provincën e Padovës. Pasagjerët, pesë ushtarë polakë dhe një francez, u shpëtuan. Mediat italiane rapotojnë se nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të tyre, por thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ata po trajtohen në spital. Mësohet se piloti u përpoq të bënte ulje emergjente pasi konstatoi zjarrin nw turbinwn e helikopterit, por pas kontaktit me tokën helikopteri ka shpërthyer në flakë. Zjarri u shua nga zjarrfikësit.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI 24 VJEÇAR, PJESTAR I ORGANIZATËS SË DROGËS
Artikulli tjetërÇANTË ME DROGË NGA SHQIPËRIA, 2 NË PRANGA