Në spitalin rajonal të Shkodrës kanë nisur të shfaqen rastet e para të personave që helmohen nga ushqimet që konsumojnë apo pakujdesia e tyre.
Një gjë të tillë e bën të ditur shefi i repartit infektiv Fatmir Bushati. Bushati tregon edhe arsyet se përse vijnë helmimet ndërsa një rrezik potencial janë edhe tregtimi i ushqimeve jashtë kushteve higjeno-sanitare. Shefi i infektivit jep edhe këshillat e tij. Rritja e temperaturave në ditët në vazhdim është një rrezik për rastet e helmimit. Gjithnjë gjatë verës reparti i infektivit në spitalin e Shkodrës ka një fluks nga helmimet që vijnë nga ushqimet apo pakujdesia e këtyre personave.