Helmimi i 150 personave, AKU bllokon pastiçerinë

Pas helmimit të 150 personave në Peshkopi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pastiçerinë ku dyshohet se u helmuan qytetarët. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e helmimit. Pistat janë fokusuar në përmbajtjen e pastave dhe ushqimeve të tjera të pastiçerisë, por edhe tek uji që ofronte pastiçeria. Nga 150 të helmuarit, 50 prej tyre janë fëmijë dhe 12 nga këta janë shtruar në spital ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar për në banesë.

Artikulli paraprakISH-MINISTRI PERUAN MILLER I DËNUAR ME 8 VITE BURG NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërARREST ME BURG PËR AMERIKANEN; AKUZOHET SE DHUNOI FËMIJËT E BIRËSUAR