Drejtori rajonal i kujdesit shëndetësor në Shkodër Astrit Beci ka konfirmuar se nga 70% e mostrave të nxënësve të helmuar në Postribë ka rezultuar se është nga salmonela. Drejtori Beci tha se rezultatet i kanë institucionet e tjera ndërsa u shpreh se edhe kushtet higjeno-sanitare në fast foode duhet të jenë më të mira
Nga ana tjetër drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër Hasije Sadrija u shpreh se institucioni i saj është në pritje të analizave nga Instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinere
Sipas drejtores së AKU s’ka vend për pani k sepse të gjitha fast foodet janë kontrolluar dhe ka patur edhe gjoba ndërsa do të shtohen kontrollet e fast foodeve që janë afër shkollave
Për helmimin e 61 nxënësve të Postribës që sipas analizave ka ardhur nga salmonella prokuroria e Shkodrës po heton rastin dhe pritet që të hapet edhe një procedim penal për këtë çështje.